Ndeshja e tretë mes tyre që përfundon 1-1. Partizani dhe Egnatia barazuan me dy gola në "Arenën e Demave" në kryeqytet, me të kuqtë e Orges Shehit që kanë tre ndeshje pa fitore. Kryesuesit e Superligës, Egnatia e tregoi edhe njëherë se nuk është kot në krye dhe shënoi në minutën e 60-të me Sebastian Spahiun. "Predha" nga distanca s'u ndal dot nga Panajot Qirko në portë.
Më pas miqtë e Edlir Tetovës patën edhe disa raste të pastra për të shënuar golin e dytë, ndërsa "Demat" iu falën Xhuliano Skukës në minutën e 90-të për golin e barazimit. Dibrani mori një pasim nga Sota dhe nuk e pati të vështirë ta ndalte sferën pas shpinës së Sherrit. Ky ishte goli i dytë për të pas rikthimit, pasi më herët ka ndëshkuar Apoloninë në Kupë.
Me tre ndeshje pa fitore, duhej miku Edlir Tetova që të bënte për "ujë të ftohtë" Orges Shehin në pankinën e Partizanit. Egnatia me 47 pikë qëndron në vendin e parë të renditjes, teksa Partizani me dhjetë pikë më pak e ndjek si i dyti.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Tirana përmbys 2-3 Kukësin, Partizani 1-1 ndaj Egnatias në kryeqytet! Teuta fiton pas 13 javësh dhe i largohet fundit
S.Dh/ReportTv.al