Përleshja mes tifozëve të Novi Pazarit dhe Jagiellonia Bialystok

Sport

VIDEO/ Thirrjet anti-Kosovë nga huliganët polakë, përleshje në stadium me tifozët e ekipit serb

25 Korrik, 12:23| Përditesimi: 25 Korrik, 12:27

  • Share

SERBI - Përballja e së enjtes mes Novi Pazarit dhe Jagiellonia Białystok në turin e dytë kualifikues të Conference League nuk kaloi vetëm në kuadrin sportiv. Atmosfera u ndez që përpara ndeshjes, kur tifozët polakë, të njohur për qëndrimet ekstremiste, provokuan me thirrje të hapura kundër Kosovës gjatë udhëtimit për në Novi Pazar, një qytet në jug të Serbisë me shumicë boshnjake dhe ndjeshmëri të lartë etnike.

Situata u përshkallëzua edhe më shumë në stadium, kur huliganët polakë dhe një pjesë e tifozëve vendas serbë bashkuan zërat në kore provokuese si “Kosova është Serbi”, duke tensionuar atmosferën.

Përgjigjja nuk vonoi. Tifozët boshnjakë të Novi Pazarit reaguan ashpër ndaj thirrjeve anti-Kosovë, duke u përplasur fizikisht me tifozët e ardhur nga Polonia. Sipas raportimeve lokale, pati incidente të dhunshme dhe të paktën një tifoz polak ka mbetur i lënduar.

Përplasjet në tribuna nuk e ndaluan zhvillimin e ndeshjes, ku Jagiellonia siguroi fitoren 1-2, duke marrë një rezultat të favorshëm për takimin e kthimit në Poloni.

Ndërkohë autoritetet vendase pritet të hapin hetime mbi incidentet e dhunshme, ndërsa shqetësimet për përfshirjen e politikës dhe tensioneve etnike në ngjarjet sportive mbeten të mëdha.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?