Mario Balotelli dhe fanella e djegur

VIDEO/ Tifozët djegin fanellën e Mario Balotellit

26 Shkurt 2023, 22:05| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 22:06

  • Share

Përvoja e Mario Balotellit në Zvicër me fanellën e Sionit nuk po shkon siç shpresonte ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit. Skuadra e tij, Sion është në krizë dhe ndodhet në vendin e parafundit në renditje pas humbjes së rëndë në shtëpi kundër St. Gallen 0-4.

Në fund të ndeshjes, skuadra u fërshëllye ashpër nga tifozët, të cilët shënjestruan veçanërisht sulmuesin Mario Balotelli, i cili nuk mundi të ndikojë në fushë me formën e tij (goli i fundit i SuperMario-s ishte nëntorin e kaluar). Disa tifozë dogjën një bluzë me numrin 45 të lojtarit në tribunë, një lloj proteste e hapur me disa thirrje dhe pankarta. “Djersë për fanellën ose largohu”, thuhej nga tifozët kundër Balotellit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?