Në Stamboll e pritën si një superyll të futbollit. Ernest Muçi ka zbarkuar në Turqi dhe menjëherë ka bërë për vete fansat e Besiktas, që kanë dalë ta presin në aeroport.
Veç saj, sulmuesi i Kombëtares ka treguar edhe detajet e transferimit, që u bë në një kohë rekord. Së bashku me Milot Rashicën, Muçi do jetë në sulmin e Besiktas.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e kthyer në realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Mezi po pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët, trajnerin. Mezi po pres të filloj. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar në Turqi.
Transferimi? Ndodhi shpejt sipas mendimit tim. Ndodhesha në hotel, sepse do të luaja ndeshjen e radhës me ish-klubin tim sot. Kështu që ndodhi shumë shpejt. Në mëngjes udhëtova drejt Varshavës që të isha këtu. Ndodhi shumë shpejt dhe jam shumë i lumtur që u krye ky transferim. Është një nder i madh për mua që të jem pjesë e një klubi kaq të madh”, tha Muçi pas mbërritjes në Stamboll, aty ku u prit nga dhjetra tifozë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ 'Paguhem 30 mijë lekë në muaj', Ernest Muçi i pesë viteve më parë dhe kontrata 1.8 mln euro në sezon me Besiktas
S.Dh/ReportTv.al