Luis Enrique dhe festa e tifozëve të PSG-së

Sport

VIDEO/ Tifozët e PSG-së 'ndezin' New Yorkun, Luis Enrique para finales: Më pëlqen loja e Marescas, ndeshje e barabartë dhe e vështirë

12 Korrik, 12:09| Përditesimi: 12 Korrik, 12:16

  • Share

SHBA, New York - Chelsea dhe PSG do diskutojnë të diel (nesër) në orën 21:00 trofeun e Kupës së Botës për Klube. Në stadiumin "MetLife' në New Jersey, kampionët e Europës sfidohen nga Chelsea i Enzo Marescas, që kanë treguar forcë dhe cilësi në fushë.

Përballja u komentua nga trajneri i PSG-së, Luis Enrique. Spanjolli vlerësoi lojën e Marescas dhe tha është një trajner që e ka për zemër, për mënyrën e lojës në fushë. Enrique shtoi se loja do jetë e vështirë dhe e barabratë.

“Sërish në një finale, doni të përsërisni 5-0 kundër Interit?

Champions League ishte i pari trofe i madh dhe ishte shumë e rëndësishme ta kishim, ky ishte objektivi ynë kryesor kur u bashkuam në Paris vitin e kalua. Të dielën kemi mundësinë me ndeshjen e fundit të sezonit të fitojmë një tjetër trofe, Kupën e Botës për Klube. Por është e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes.

Rivalët - Enzo Maresca është një trajner që e dua. Më pëlqen mënyra se si luan me topin. Ata kanë shumë lojtarë të mirë individualë, por kanë edhe një ndjenjë të vërtetë detyre. Janë pak si ekipi ynë. Janë edhe fizikisht të fortë. Do të jetë një ndeshje shumë e barabartë dhe shumë e vështirë.

Chelsea fitoi Conference League, ata përfunduan të katërtit në Premier League, po rriten shumë. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer, lojtarë teknikë dhe një trajner të shkëlqyer që më pëlqen shumë për shkak të mënyrës se si përpiqen të luajnë nga thellësia, gjithmonë bëjnë presion, gjithmonë duan të sulmojnë. Ata janë një ekip shumë i kompletuar që ka prodhuar një sezon për t'u mbajtur mend. Ky nuk është një ekip i lehtë dhe nuk është një formalitet apo diçka e tillë. Ne do t'i afrohemi 100% të përqendruar për të përmbyllur një sezon historik.

A ishte sezoni ynë më i mirë? Ndoshta, por duhet të fitojmë për ta përfunduar. Sidoqoftë, shkon në finale dhe ka një humbës dhe ka edhe një fitues, por kjo nuk do të thotë që humbësi ka bërë keq. Do të japim 100% dhe do të shohim se cilin çmim do të marrim.

Në ekip kemi 11 yje. Nuk duam një, duam 11, ose 13, 14, 15… kjo është ajo që duam. Ne kërkojmë që ylli i vërtetë të jetë i gjithë ekipi. Është si tifozët, nuk ka një yll, është i gjithë 'Parc des Princes'. Mendoj se rruga është e qartë për të gjithë. Ne duam yje, por në shërbim të ekipit.

Topi i Artë dhe Dembele? - Nuk besoj në çmimet individuale në përgjithësi dhe aq më pak për një trajner. Ekipi është gjithmonë mbi individin dhe kjo është diçka që përpiqemi ta transmetojmë te PSG. Ousmane (Dembele) është më i miri për atë që ka bërë individualisht, për golat dhe asistet, por mbi golat dhe asistet është sepse puna e tij ka bërë që PSG të fitojë të gjitha trofetë. Dhe ky duhet të jetë i vetmi kriter me të cilin një lojtar shpërblehet individualisht. Ky është mendimi im dhe jam i sigurt se ka edhe të tjerë”, tha mes të tjerash Enrique.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme tifozët e PSG-së kanë ndezur rrugët kryesore të New Yorkut, në pritje të sfidës së madhe.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?