SHBA - Një episod jo fort i këndshëm ka ndodhur në Seattle ku Interi i Cristian Chivu po stërvitet për t'u përballur në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, kundër Urawa Red Diamonds dhe River Plate.
Në momentin e zakonshëm kushtuar autografeve dhe selfieve me tifozët, Francesco Acerbi ishte protagonist i një debati të ashpër me një spektator që u shfaq i veshur me një fanellë të Paris Saint Germain, duke lavdëruar Barcolën në lidhje me driblimin e pësuar nga mbrojtësi i zikaltërve në finalen e Champions League të humbur 5-0 në Mynih.
Këtë moment Acerbi nuk e priti mirë dhe u përgjigj ashpër me ndihmën e një përkthyesi, teksa video përfundoi menjëherë në rrjetet sociale. "Unë jam një person serioz dhe nuk më pëlqen të më ngacmojnë. Nëse më quani 'Acerbi-Barcola', jo, nuk është në rregull, sepse jam i çmendur. Dhe do t'ju rrah keq", tha Acerbi.
"Acerbi-Barcola no, perché io matto, io ti sfondo di botte" pic.twitter.com/r5PQKqyV6T
— Che strano account, Francesco (@drak3acm) June 20, 2025
Komente
