VIDEO/ Tifozët polak koreografi 'të çmendur', Putin shfaqet i varur në litar në një banderolë gjigande

10 Prill 2022, 17:44| Përditesimi: 10 Prill 2022, 17:49

  • Share

Një koreografi sa e pazakontë, aq edhe makabre, u realizua në Poloni gjatë ndeshjes mes Lech Poznan dhe Legia Warszawës.

Një banderolë gjigandë u hap në mes të tifozerisë mike, ku shfaqej imazhi i presidentit Vladimir Putin me një litar rreth qafës së tij. Po ashtu Putin ishte i veshur me fanelën e Sparak Moskës në banderolë, ekip rus i cili njihet si i binjakëzuar me vendasit e Lech Poznan.

Pamjet e koreografisë menjëherë u bënë virale në rrjet, e ndërsa sfida në fund mes dy ekipeve u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

G.B.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?