Ishte vendimtare për ekipin që do ngjitej në Ligue 1 dhe atë që do rrëzohej një ligë më poshtë, por ndeshja Bordeaux - Rodez nuk u mbyll. Dueli u shty pasi një tifoz i vendasve u fut në fushë dhe goditi lojtarin mik, me këtë të fundit që shënoi golin e avantazhit për Rodez.
Gjithçka ndodhi pas golit, kur Buades shënoi në minutën e 22-të. Siç raportojnë “BeIn Sports France” dhe “RMC Sport”, një tifoz i Bordeaux e ka shtyrë sulmuesin Lucas Buades, i cili ka mbetur i shtrirë në tokë për shumë minuta, duke e detyruar arbitrin të ndërpriste ndeshjen.
Gjithçka ka ndodhur teksa lojtari i Rodezit po festonte golin e tij pas portës së skuadrës vendëse.Tifozi arriti të kalonte forcat e sigurisë dhe shtyu Lucas Buades. Menjëherë u kërkua ndërhyrja e personelit mjekësor dhe sipas “Prime Video”, Buades është dërguar në spital. Raportohet se sulmuesi ka pësuar goditje në tru, me Rodez që nuk pranoi të vijonte lojën.
Bordeaux me një fitore ngjitej në Ligue I, teksa tani do jetë subjekt i Disiplinës. Të hënë do merret vendimi nëse ndeshja do shkojë në favor të Rodez në tavolinë, apo dueli do riluhet aty ku u ndërpre.
Hahahaha. Me keq se neymar
Përgjigju