PSV Eindhoven fitoi 2-0 me Sevillan në ndeshjen e kthimit për 1/16 e Europa League. Paçka fitores, holandezët nuk kaluan më tej për shkak të humbjes në ndeshjen e parë. Në këtë duel u shënua edhe një moment i vështirë. Një tifoz i vendasve u fut në fushë dhe sulmoi portierin e Sevillas, serbin Dmitrovic. Gardiani dhe tifozi kanë shkëmbyer grushte në fushë, teksa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që situata të qetësohej.
Lajmi kryesor:
EUROPA LEAGUE/ Juventus i falet Di Marias me Nantes, Man. United eliminon Barcelonën! Sporting shënon 4 herë, Roma bën detyrën (GOLAT)
S.Dh/ReportTv.al