Një tjetër video ku artisti Timo Flloko, reciton një nga poezitë tij, “Miqtë” duket se ka marrë vëmendjen dashamirësve. Bashkëshortja e tij, Vera Grabocka e ka postuar në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një koment që i referohet një bisede mes tyre:
- E pyeta Timon: Timo, ti e ke shkruar këtë poezi se je zhgënjyer nga miqtë...
-Thënia e Krishtit ‘T’i duam armiqtë tanë (paradoksale në një sens) na çon përtej urrejtjes... Pse të shtiremi ndaj njëri-tjetrit, kur mund të jetojmë në harmoni, nën diellin që ngroh, njësoj për të gjithë, pa u hequr si miq kur nuk jemi të tillë?
I njohur më gjerësisht për rolet e tij në kinematografi dhe teatër, Flloko është edhe autor i disa librave, mes të cilëve edhe “Robi i manive”, “Trup e shpirt”, “Kërcim në bosh”, si dhe ka sjellë në shqip disa përkthime.
Poezia “Miqtë” është një refleksion poetik i autorit mbi vërtetësinë e miqësisë, ambicien negative, që mund ta infektojë atë, dhe përpjekjen për të falur tjetrin, edhe atëherë kur kjo ndodh. Pasi xhelozia në miqësi, u takon më të njerëzve më të brishtë në karakter.
Të shumta janë komentet, ku Fllokos i kërkohet të recitojë të tjera poezi, mes të cilave edhe “Anës Lumenjve”, të cilën e recitoi në filmin “Lulëkuqe mbi mur”.