Tirana feston suksesin

VIDEO/ Tirana e bën dramë, VAR dhe dy penallti në Kukës! Bardheblutë përmbysin 2-3 në limite

3 Shkurt, 15:44| Përditesimi: 3 Shkurt, 15:49

  • Share

Dramatike ndeshja në verilindje të vendit. Kukësi humbi 2-3 me Tiranën për raundin e 22-të në Superligën e futbollit. U deshën 100 minuta, dy penallti të akorduara nga VAR-i dhe përmbysje që bardheblutë të riktheheshin te tri pikët dhe të zhysnin Kukësin në zonën e ftohtë. Trajneri Emiljano Çela debuton me humbje te verilindorët.

Përballja nisi me tifozë dhe diell në stadium, që në fund nuk rezultoi klima e duhur për vendasit. Kukësi kaloi në epërsi me Salami në minutën e 15-të, para se Latifi të barazonte nga pasiguria e Tafas. Redon Dragoshi në minutën e 39-të kaloi sërish në epërsi Kukësin, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra.

Në pjesën e dytë ishte Abazaj që barazoi nga penalltia në minutën e 69-të. Kryesori Florjan Lata u konsultua me VAR-in dhe më pas në të 89 minutë dha sërish penallti për Tiranën. Këtë herë Patrick shënoi golin e suksesit 2-3 për Tiranën, që mbajti rezultatin edhe pas nëntë minutave shtesë.

Me 33 pikë Tirana merr vendin e tretë, me pikë të barabarta me Vllazninë. Kukësi pëson humbjen e 11-të sezonale dhe me 19 pikë renditet i parafundit.

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tirana përmbys 2-3 Kukësin, Partizani 1-1 ndaj Egnatias në kryeqytet! Teuta fiton pas 13 javësh dhe i largohet fundit


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?