Tirana 'fut ujë' në prapavijë. Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu në "Air Albania", me sfidën e raundit të 21-të që pa të shënoheshin shtatë gola. Miqtë nga Korça u treguan më të saktë në fillim të lojës, duke i treguar problemet bardhebluve në qendër të mbrojtjes. Frenklin dhe Shaqe shënuan në minutat 13 dhe 18, para se Abazaj të shkurtonte në 1-2 te Tirana me penallti. Makthi i gabimeve në mbrojtje nuk mbaroi këtu, pasi Liço po me kokë shënoi golin e tretë për bardhekuqtë, para se Përgjoni t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-3.
Në fraksionin e dytë ishte sërish Franklin që shënoi dopietën personale dhe të katërtin për korçarët, duke bërë lëmsh prapavijën e formuar nga Julian Ahmataj. Goli i Patrick në fund shërbeu sa për statistika, me Skënderbeun që dhuroi një lojë të bukur dhe doli me tri pikë nga kryesqyteti.
Tirana në këtë duel ishte hija e vetvetes, duke pësuar gola në qendër të mbrojtjes. Për t'u përmendur edhe dalja me karton të kuq e Hoxhallarit te vendasit në minutën e 73.
Tirana me 30 pikë mbetet në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu me 25 pikë qëndron në pozitën e gjashtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Skënderbeu turpëron 3-4 Tiranën në 'Air Albania', Vllaznia dhe Partizani paqe me gola në Shkodër! Teuta i merr pikë në fund Laçit
S.Dh//ReportTv.al