Tiranë/ Merr flakë makina e parkuar në një qendër tregtare të rruga e Elbasanit (VIDEO)

27 Janar 2023, 23:02| Përditesimi: 27 Janar 2023, 23:04

  • Share

TIRANË- Disa momente paniku ka qenë në parkimin e  një qendre tregtare.  Një makinë e parkuar ka marrë flakë, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin "Bajram Curri". Si pasojë e flakëve, është djegur edhe një makinë që ishte pranë saj.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, teksa siç shihet në video, tymi ka pushtuar zonën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nccn: 28/01/2023 08:48

    Qendrave tregtare sua permendni emrin, ndersa per personat qe dyshohen si autore, direkt foto vete e gjithe familja duke i thene ja vrasesi. Njesoj dhe per viktimat. Jeni mbeturina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?