Mirlind Daku

Sport

VIDEO/ Tjetër gol në Rusi, Mirlind Daku i jep fitoren Rubin Kazanit

13 Shtator, 08:36| Përditesimi: 13 Shtator, 08:44

  • Share

Mirlind Daku i dha fitoren Rubin Kazanit në kampionatin rus. Sulmuesi kuqezi shënoi golin me vlerën e tri pikëve në minutën e 27-të nga pika e bardhë e 11 metrave, në ndeshjen e javës së tetë përballë Dynamo Makhachkala. Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Mirlind Dakun.

Skuadra ruse përfitoi një penallti të konsultuar me teknologjinë VAR, të cilën Daku e mori përsipër si gjithmonë. Goditja e tij ishte e saktë dhe e pandalshme për portierin kundërshtar, duke i dhënë avantazh ekipit nga Kazani. Pas golit, 26-vjeçari nuk i kurseu emocionet, duke goditur sërish topin me forcë.

Ky ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin shqiptar, që po kalon një formë mjaft të mirë në elitën e futbollit rus. Përveç paraqitjeve në fushë, Daku këtë verë rinovoi kontratën me Rubin Kazan, pavarësisht interesimit të madh që pati nga klube të tjera.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?