Mirlind Daku i dha fitoren Rubin Kazanit në kampionatin rus. Sulmuesi kuqezi shënoi golin me vlerën e tri pikëve në minutën e 27-të nga pika e bardhë e 11 metrave, në ndeshjen e javës së tetë përballë Dynamo Makhachkala. Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Mirlind Dakun.
Skuadra ruse përfitoi një penallti të konsultuar me teknologjinë VAR, të cilën Daku e mori përsipër si gjithmonë. Goditja e tij ishte e saktë dhe e pandalshme për portierin kundërshtar, duke i dhënë avantazh ekipit nga Kazani. Pas golit, 26-vjeçari nuk i kurseu emocionet, duke goditur sërish topin me forcë.
Ky ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin shqiptar, që po kalon një formë mjaft të mirë në elitën e futbollit rus. Përveç paraqitjeve në fushë, Daku këtë verë rinovoi kontratën me Rubin Kazan, pavarësisht interesimit të madh që pati nga klube të tjera.
1-0 Daku pic.twitter.com/1gvhUOOXcs
— RPL Sky (@RPLNews_eng) September 12, 2025
Komente
