Myrto Uzuni pas golit

Sport

VIDEO/ Tjetër gol në SHBA, Myrto Uzuni 'sms' Sylvinho për një fanellë titullari

31 Gusht, 11:18| Përditesimi: 31 Gusht, 11:39

  • Share

SHBA - Myrto Uzuni është ambientuar më së miri në MLS amerikane të futbollit dhe ka shënuar golin e shtatë të sezonit me Austin FC. Për raundin e 28-të të kampionatit, Austin FC fitoi 3-1 kundër San Jose Earthquakes në Teksas.

Sfida nisi mirë për vendasit që kaluan në epërsi me Bukari pas 12 minutave lojë. Qetësinë të tijve ia dha Myrto Uzuni me golin e dytë. Në minutën e 33-të, prapavija mike nuk u tregua aq e saktë sa duhet dhe futbollistët e Austin përfituan. Me portën e boshatisur dhe disa centimetra nga vija fatale, Uzuni nuk mund të gabonte, duke tundur kështu rrjetën.

64 minuta në fushë qëndroi sulmuesi beratas, që menjëherë do marrë avionin për në Malaga, aty ku nesër grumbullohet Kombëtarja për miqësoren kundër Gjibraltarit më 4 shtator dhe sfidën kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë.

Si Uzuni dhe Daku kanë gjetur golat këtë fundjavë, si një 'sms' për trajnerin Sylvinho.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?