VIDEO/ Tjetër pragtragjedie në brigjet italiane, varka me vela rrezikon mbytjen, shpëtohet çifti i bashkëshortëve gjermanë! Ja pamjet e operacionit

27 Gusht, 13:30| Përditesimi: 27 Gusht, 13:37

  • Share

Leçe- Një tjetër tragjedi detare për pak sa nuk ka ndodhur në brigjet italiane, pas asaj të mbytjes në Porticello të Siçilisë të superjahtit “Bayesian” (19 Gusht) të miliarderit britanik Mike Lynch, i cili mbeti i vdekur bashkë me vajzën dhe 5 anëtarë të stafit të tij.

Ngjarja dramatike ka ndodhur gjatë natës së hënë (26 Gusht), në San Foca të Salento. Një varkë me vela me dy turistë gjermanë në bord (bashkëshortë) u përmbys në ujë pas motit të keq dhe me dallgë, jo shumë larg portit të vogël të qytetit që i përket territorit të Melendugno, në bregdetin Adriatik të Leçes.

Kushtet e detit, shumë të trazuar dhe era e fortë, kanë penguar për një kohë të gjatë operacionet e shpëtimit, si rezultat i sigurimit të dy personave në bord, një gruaje 60-vjeçare dhe bashkëshortit të saj 70-vjeçar, i cili kishte dërguar mesazhin SOS në kohë, duke kërkuar ndihmë.

“La Repubblica” ndau pamjet e operacionit me helikopter në videon gati një minutë, ku shihet qartë teksa shpëtohet një nga turistët me helikopter. Në breg shihen banorë dhe pushues të shumtë që ndjekin skenën dramatike, teksa dhe një varkë patrullimi mbërriti më pas nga zyra e qarkut detar të Otrantos, por që nuk mundën të ndërhynin dot për shkak të detit të trazuar.

Si përfundim evakuimi u bë me helikopter të grupit Sar (Search And Rescue) të Forcave Ajrore Gioia del Colle, i cili mbërriti në zonën ku ndodhet plazhi "Io massimo".

Helikopteri u pozicionua vertikalisht dhe lëshoi ​​kabllot, duke shmangur tragjedinë, pasi barka rrezikonte mbytjen dhe përplasjen pas shkëmbinjve. Dy varka të tjera me vela shoqëronin në lundrim çiftin gjerman, teksa edhe ato hasën probleme duke ngecur afër bregut, por pa rrezik jete.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?