VIDEO/ Tonelata me peshq ngordhin në Fier e Roskovec! Bashkia: Ministria e Bujqësisë të marrë masa për pastrimin e rezervuareve

1 Korrik, 17:56| Përditesimi: 1 Korrik, 18:13

  • Share

 

Tonelata me peshq kanë ngordhur në rezervuare në Fier dhe Roskovec, kjo për shkak të temperaturave të larta dhe nivelit të ulët të ujit në rezervuare. Nga temperaturat e larta, peshku i ngordhur, duke u shpërndarë nga kafshët po shkakton ndotje mjedisore.

“Jemi në dijeni prej 3 ditësh që ka ndodhur ai fenomen, ajo ngjarje në fshatin Petov. Si ky fenomen është edhe në Roskovec, tani atje është specialisti që merret me peshkimin në Ministrinë e Bujqësisës. Kjo ka ndodhur si shkak për temperaturat e larta, dhe nivelit të ulët të ujit në rezervuar. Bashkia Fier nuk ka asnjë detyrim ligjor. Këta që e shfrytëzojnë ujin për peshkimin kanë bërë kontratë me Ministrinë e Bujqësisë. Bashkia nuk ka njohuri.

Detyra është e atyre për ta grumbulluar peshkun dhe për ta hequr prej atje. Besoj nesër mbaron, ka nisur. Është detyrë e Ministrisë së Bujqësisë dhe punonjësit e tyre. Ka specialistin e saj në Fier. Deri tani, nuk jemi marrë me penalitete. Nesër ata duhet të mbarojnë”, deklaroi Ferrik Avdia, shef i sektorit veterinar, Bashkia Fier.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?