Valon Et'hemi

VIDEO/ Topalli asiston dhe shënon, Et'hemi gol në Superligë! Valle shqiptare në Turqi

5 Nëntor 2022, 18:49| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 18:51

  • Share

Giresunspor fitoi 3-2 me Istanbulspor për javën e 13 në Superligën e Turqisë. Te miqtë nga Stambolli shënuan dy shqiptarët, Vaon Et'hemi dhe Jetmir Topalli, ndërsa në fushë me shiritin e kapitenit në krah ishte edhe Eduart Rroca. Paçka paraqitjes së mirë të shqiptarëve, fati nuk i buzëqeshi Istanbulspor që del pa pikë nga transferta.

Sfida do hapej në të 18 minutë nga Valon Et'hemi. Pas asistit të Topallit dhe "çarjes" në mesin e mbrojtes te vendasit, sulmuesi anësor nuk e pati të vështirë për golin e parë. Pas golit, Et'hemi dhe Topalli festuan duke kërcyer valle shqiptare në fushë. Në fundin e pjesës së parë, pikërisht në të 45+2, Uludag vendosi baraspeshën.

Në 45 minutat e dyta vendasit shënuan dy herë të tjera për 3-1, teksa në minutën e 87 Jetmir Topalli vulosi ndeshjen për 3-2. Me këtë humbje Istanbulpor qëndron në vendin e parafundit me tetë pikë, kundrejt 12 pikëve të Giresunspor që mban vendin e 15-të.  

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?