Torino fitoi 0-1 me Fiorentinën në Firenze për javën e 19-të në Serie A. Në stadiumin "Artemio Franchi" vendosi goli i Miranchuk në minutën e 33 të ndeshjes. Asisti i Mërgim Vojvodës ka bërë që Miranchuk të shënojë një gol të bukur nga jashtë zone, duke shtangur Terracianon. Megjithë ndërrimet e shumta, rezultati në fund mbeti i njëjtë. Pas javës së 19-të, Torino mban vendin e shtatë me 26 pikë, teksa Fiore qëndron në vendin e nëntë me 23 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Napoli 'vret' kampionatin, Verona pikë të arta! Fiorentina hap fals në shtëpi
S.Dh/ReportTv.al