Në "Artemio Franchi" të Firenzes, vendasit e Fiorentinës u ndalën 1-1 nga Torino. Ndeshja do kishte tjetër rrjedhë pas minutës së 33-të kur miqtë mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Dembele. Pas këtij momenti ishte Moise Kean që shënoi për Fioren duke bërë që të kishte festë në stadium. "Demat" nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Gineitis në minutën e 70-të. Me 33 pikë Fiorentina mban vendin e gjashtë dhe ka pesë ndeshje pa fitore, ndërsa Torino ka katër barazime radhazi dhe me 23 pikë ndodhet në vendin e 11-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Asllani asist, Interi fiton dhe ndjek Napolin! Lazio goleadë me Hysajn në fushë, Fiorentina dhe Torino barazojnë 1-1
S.Dh/ReportTv.al