Casadei dhe Elmas, dy golashënuesit

Sport

VIDEO/ Torino 'shkelmon' Monzën, e mposht 0-2 dhe e lë në fundin e Serie A

2 Mars, 14:51| Përditesimi: 2 Mars, 15:56

  • Share

Serie A e futbollit në Itali nisi këtë të diel me ndeshjet e mbetura të raundit të 27-të. Në mesditë, në stadiumin "Brianteo" vendasit e Monzës u mposhtën 0-2 nga Torino. Alessandro Nesta merr kështu humbjen e radhës dhe mbetet në fundin e renditjes.

Sfida nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos pësuar dhe kur u duk se pjesa e parë do mbyllej pa gola, ishte shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Elif Elmas, që zhbllokoi sfidën pas pasimit final të Lazaro.

Fraksioni i dytë tregoi sërish se Monza është ndryshe nga sezonet e shkuara dhe pësoi golin e dytë, këtë herë me autor Casadei, i cili festoi poshtë tifozëve të shumtë të mbërritur nga Torino.

Pas javës së 27-të, Torino me 34 pikë mbetet në vendin e 11-të, ndërsa Monza me vetëm 14 pikë është abonuar me vendin e fundit.

Këtë të diel në orën 18:00 luhet Roma - Como dhe në 20:45 Milan - Lazio.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?