Në "Tottenham Stadium", Spursat vendas u mundën 2-3 nga Arsenali. "Topçinjtë" e Artetas treguan cilësi në fushë duke bërë që të jenë sërish prijës në tabelën e klasifikimit. Ndeshja nisi "zjarr" për Arsenalin që shënoi tre gola në pjesën e parë.
Fillimisht ishte Hojbjerg në minutën e 15-të që shënoi autogol, teksa Saka në 27' dhe Havertz në 38' trefishuan për djemtë e Artetas. Në fraksionin e dytë gabimi i portierit Raya bëri që Romero të rihapte ndeshjen me golin e tij. Në fund kishte vend edhe për golin e Son, teksa Tottenham nuk mundi të dalë me pikë nga shtëpia. Kështu Spurs me 60 pikë mbajnë vendin e pestë, shtatë pikë dhe dy ndeshje më pak se Aston Villa që është në pozitën e katërt. Arsenal me 80 pikë është në krye, duke ndjerë presionin e Cityt.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Arsenal fiton 2-3 derbin kundër Tottenham, Man. Cityt mposht 0-2 Nottinghamin dhe i bën presion "Topçinjve" të Londrës
S.Dh/ReportTv.al