Në "Emirates" Arsenali siguroi tri pikë edhe pse jo të lehta duke mposhtur 2-1 Tottenhamin në derbin e Londrës. Ishin Spurs që gjetën golin e avantazhit me Heung Min Son pas 25 minutave lojë, para se autogoli i Solanke dhe Trossard të përmbysnin gjithçka. Me këto tri pikë Arsenali mban vendin e dytë (43 pikë), katër më pak se kryesuesit e Liverpool që kanë edhe një ndeshje më pak. Ndërkohë Spurs ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe me 24 pikë mban vendin e 13-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Arsenali përmbys Tottenhamin, fitojnë Newcastle dhe Aston Villa
S.Dh/ReportTv.al