VIDEO/ Trageti Brindisi-Vlorë që udhëtoi Meloni pëson defekt në det, 700 pasagjerë kthehen mbrapsht

20 Gusht 2023, 22:19| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 23:04

  • Share

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka pësuar defekti ditën e sotme. Një qytetar ka bërë denoncimin në redaksinë e Report Tv. Trageti ka mbetur në mes të detit dhe për shkak të defektit është detyruar të kthehet mbrapsht.

Trageti u nis për në Vlorë rreth orës 13:00, por sapo kaloi brigjet italiane është bllokuar dhe ka ngelur në det. Bëhet fjalë për tragetin 'Price', me të cilin udhëtoi edhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni. 

700 pasagjerët që po udhëtonin në këtë traget janë kthyer sërish në Brindisi, ndërsa nuk dihet ende kur do të nisen. Report Tv sjell edhe videot nga pasagjerët që kanë zbritur ne Brindisi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?