Dilano van't Hoff

VIDEO/ Tragjedi në Formula 3, ndërron jetë gjatë garës piloti 18-vjeçar! U godit nga pas në pistë

1 Korrik 2023, 14:00| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 14:21

  • Share

BELGJIKË - Tragjedi në botën e automobilizmit. Piloti holandez Dilano van't Hoff, 18 vjeç, humbi jetën sot pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit evropian rajonal të Formula 3 që u zhvillua në Belgjikë.

Van 't Hoff u përplas me nga makinë nën shiun që po binte në pistën belge, teksa pasi u ndal në mes të pistës, u godit sërish drejtpërdrejt nga një makinë që i afrohej pas shpine me shpejtësi.

18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore, më pas me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë pas plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në pistë.

“Jemi të shkatërruar nga humbja e një prej talenteve tanë, i cili solli kaq shumë energji në ekipin tonë gjatë viteve që garoi me ne. Dilano ka qenë pjesë e familjes sonë të garave që nga debutimi i tij në vitin 2021. Ne ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e Dilanos dhe të dashurit e tij dhe jemi në mbështetje të plotë të tyre dhe anëtarëve të ekipit tonë, të cilët kanë humbur jo vetëm një pilo, por edhe një mik”, tha ekipi i tij MP Motorsport.

Van 't Hoff filloi garat e makinave në Kampionatin e Formula 4 të Emirateve të Bashkuara Arabe në 2021 dhe vazhdoi të fitojë titullin spanjoll F4 në të njëjtin vit me MP.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?