Momenti i tragjedisë

Sport

VIDEO/ Tragjedi në Peru, rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes! Një i vdekur dhe katër të lënduar

5 Nëntor 2024, 10:09| Përditesimi: 5 Nëntor 2024, 10:48

  • Share

Një lojtar humbi jetën dhe 4 të tjerë u lënduan pasi u goditën nga rrufeja në një fushë futbolli në Peru, në Huancayo, ku po luhej një ndeshje mes Juventud Bellavista dhe Familia Chocca.

Sipas raportimeve të mediave peruane, arbitri sapo kishte pezulluar ndeshjen në stadiumin 'Coto Coto' për shkak të fillimit të një stuhie dhe ndërsa lojtarët po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, rrufeja goditi disa prej tyre. Futbollisti i vrarë u identifikua si Hugo De la Cruz Meza, 34 vjeç.

Transmetuesi peruan RPP raporton se të plagosurit janë: Juan Choça Llacta, 42 vjeç, Erick Estiven Chente Cuyllor, 19 vjeç, Cristian César Pituy Cahuana, 24 vjeç dhe një 16 vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?