Bota

VIDEO/ Transportonte 40 cisterna naftë për ushtrinë ruse, ukrainasit godasin me raketa amerikane trenin

15 Dhjetor 2024, 19:19| Përditesimi: 15 Dhjetor 2024, 19:23

  • Share

Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan një tren rus që transportonte 40 cisterna me naftë në rajonin e Zaporizhzhia, i cili është nën pushtim të përkohshëm, duke ndërprerë një rrugë kyçe furnizimi për ushtrinë ruse, raporton Suspiltne Zaporizhzhia.

Më 14 dhjetor, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU), në bashkëpunim me Grupin Operativ-Strategjik Tavria, Drejtorinë e Inteligjencës së Mbrojtjes (HUR), Forcat e Operacioneve të Posaçme dhe Forcat e Sistemeve të Dronëve, realizuan një operacion të koordinuar për të prishur zinxhirin e furnizimit me karburant nga Rusia për pjesët e pushtuara të rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson.

Sipas raporteve, faza e parë e misionit përfshinte forcat speciale të SBU nga Drejtoria e 13-të e Kundërinteligjencës Ushtarake që sabotuan shinat e hekurudhave pranë fshatit Oleksiivka në rrethin e Bilmakut. Shpërthimi nxori trenin nga shinat, duke e detyruar atë të ndalej.

Pasi treni doli nga shinat, ushtarët e Regimentit të 14-të të Sistemeve të Dronëve sulmuan trenin e palëvizshëm me dronë sulmues, duke vënë në flakë disa cisterna.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: