Schalke ka humbur 0-3 me Hoffeinheim në "Gelsenkirchen" për javën e 10 të Bundesligës. Vendasit kanë pësuar dy herë me penallti, teksa kanë qenë të pafuqishëm kundër skuadrës së Breitenreiter. Do duhej minuta e 11 që Skov me penallti të shënonte golin e parë.
Në minutën e dytë shtesë në pjesën e parë, Dabbur do dërgonte shifrat në 0-2 pas asistit të Rutter. Edhe pjesa e dytë do niste me ritmin e miqve, me Skov që sërish nga 11 metra do shënonte dopietën dhe golin e tretë. Pas javës së 10-të, Hoffenheim qëndron në vendin e tretë me 17 pikë, duke qenë një pikë më shumë se Bayern Munich dhe Bremen. Schalke duket se pas rikthimit në Bundesligë merr vendet e fundit, duke qenë me vetëm gjashtë pikë në vendin e 16-të.