Në stadiumin "Luigi Ferraris", Sampdoria nuk mundi të marrë pikë, me miqtë e Bolognas që fituan 1-2 në një ndeshje që deri në sekondat e fundit dhuroi emocione. Dueli u hap në minutën e 27 nga Soriano, që kaloi në avantazh miqtë. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 68 minutë ishte Sabiri që nga pika e bardhë e penalltisë vendosi ekuilibrat për 1-1. Në minutën e fundit të ndeshjes, Orsolini shënoi golin e dytë për Bolognan. Pas disa çasteve konsulte me VAR, goli u quajt i rregull dhe Bologna me këtë fitore mban vendin e shtatë në Serie A me 32 pikë. Sampdoria me 11 pikë qëndron në vendin e 19-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Milan fiton në transfertë, Inter i përgjigjet në 'Giuseppe Meazza'! Bologna për Europë
S.Dh/ReportTv.al