Myrto Uzuni

VIDEO/ Tre gola në 3 ditë, Myrto Uzuni i jep fitoren Granadas

23 Tetor, 08:38| Përditesimi: 23 Tetor, 08:40

  • Share

Myrto Uzuni është treguar sërish deçiziv këtë të martë për Granadan. Në raundin e 11-të të La Liga 2, sulmuesi i ka dhënë tri pikët ekipit të tij në fitoren 2-3 në fushën e Castellon.

I futur si titullar, Uzuni priti minutën e 90+3 kur nga pika e penalltisë e goditi topin në qendër dhe kështu Granada doli me pikët e plota në udhëtim. Uzuni ka rigjetur formën pas disa javësh dëmtimi, gjë që e mbajti larg edhe Kombëtares.

Për t'u kujtuar se Uzuni vetëm tre ditë më parë shënoi dopietë për Granadan, duke qenë deçiziv për të tijtë në ndeshjen e dytë radhazi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?