Barcelona fitoi 3-0 pa vështirësi kundër Osasunës për sfidën e prapambetur në raundin e 27-të të La Ligës në Spanjë. Katalanasit tanimë shkojnë në kuotën e 63 pikëve dhe mbajnë kreun e renditjes, duke lënë pas Real Madridin. Asnjë humbje në 2025 për ekipin e Hansi Flick, që shënojnë një rekord të ri.
Ferran Torres pas 11 minutave lojë zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Dani Olmo u kujdes që në minutën e 21 të kthente në gol një penallti të fituar vetë, për të "arkivuar" tri pikët.
13 minuta nga fundi i ndeshjes ishte Lewandowski që shënoi golin e tretë. Tanimë ekipi i Flick e sheh veten tri pikë mbi rivalët e Real Madrid dhe kërkon të mbajë këtë diferencë që e dërgon te titulli kampion.
Komento
Komente
