Një nga golat e Harry Kane

VIDEO/ Tre kartona të kuq dhe tetë gola, Bayern Munich shpartallon Darmstadin! 'Skuqet' Klaus Gjasula

28 Tetor 2023, 19:45| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 19:46

  • Share

Në "Allianz Arena", Bayern Munich shpartalloi 8-0 Darmstadin e Klaus Gjasulës. Mesfushori i Kombëtares nuk shkoi më shumë se minuta e 21 në fushë, duke dalë me karton të kuq, pas Kimmich te Bayern (minuta 4). Në pjesën e parë miqtë u ndëshkuan me dy kartona të kuq, megjithëse ia dolën të mos pësonin. "Festivali" i golave te Bayern Munich filloi në minutën e 51 nga Harry Kane (51', 69', 88') dhe më pas Sane (56', 64'), Musiala (60', 76') si edhe Muller në të 71 minutë. Për t'u evidentuar goli i pestë i ndeshjes, me Kane që shënoi nga mesi i fushës. Me një ndeshje më shumë, Bayern Munich ngjitet në krye të Bundesligës me 23 pikë, një më pak se Leverkusen që luan nesër. Darmstadt me shtatë pikë mban vendin e 14-të.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Bayern Munich 'tërmet 8-ballësh', Gjasula del me të kuq! Në Bundesligë fitojnë Hoffenheim dhe Bremen


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?