Milan humbi 0-1 me Udinesen në "San Siro", me ndeshjen që vlente për raundin e 11-të në Serie A. Kuqezinjtë e Stefano Piolit janë në krizë, pasi kanë tre ndeshje që nuk fitojnë, duke parë që rivalët për titull të shkëputen. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhej minuta e 61 që ish-juventini Roberto Pereyra të shënonte golin me vlerën e tri pikëve nga penalltia. Me 10 pikë, Udine ngjitet në vendin e 16-të, teksa Milan me 22 pikë qëndron në vendin e tretë, gjashtë më pak se kryesuesit e Inter.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi tri pikë me vuajtje, mund 1-2 Atalantën për kreun e Serie A! Napoli fiton 0-2 në transfertë, Milani humbet në shtëpi
S.Dh/ReportTv.al