Në Ishujt Canarie, Las Palmas ishte i pafuqishëm dhe humbi 0-2 me Sevillan. Andaluzët dalin kështu nga zona e ftohtë pas një sezoni për t'u harruar, ndërsa Las Palmas merr humbjen e katërt radhazi, duke mos rrezikuar qëndrimin mes më të mirëve. Golat për miqtë u shënuan nga En Nesyri në minutën e 43 dhe Lukabakio në 90+3'. Me 34 pikë Sevilla merr pozitën e 13-të, ndërsa Las Palmas me 37 pikë ndodhet një vend më sipër.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Granada fiton pas 5 humbjeve, Myrto Uzuni shënon golin e 10-të në La Liga! Sevilla triumfon 0-2 në Las Palmas
S.Dh/ReportTv.al