Foto ilustruese

VIDEO/ Trukohet ndeshja në Kosovë, FFK anulon rezultatin: E pësojnë dy klubet dhe zyrtarët

11 Prill, 19:36| Përditesimi: 11 Prill, 19:38

  • Share

KOSOVË - Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë Grupi B është anuluar pasi sipas Komisionit të Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ajo ka qenë e trukuar.

Kështu thuhet në vendimin e FFK-së për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të regjistrohen. Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si Vllaznia shënoi golat, ku pozharanasit fituan ndeshjen 4-3.

Dy skuadrat dolën me komunikata, duke e mohuar, por tani FFK thotë se bazuar në provat që ka, kjo ndeshje ka qenë e trukuar. Madje të dy klubet dhe disa lojtarë tashmë janë në procedurë disiplinore dhe dënimi ndaj tyre pritet të jetë i madh.

Ulpiana këtë sezon ka humbur dy ndeshje me rezultat zyrtar për shkak të gabimeve në protokollet e ndeshjeve. / Telegrafi

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?