Real Madrid dhe Betis po luajnë në "Bernabeu" për raundin e 38-të dhe të fundit në La Liga për këtë sezon. Me "Galaktikët" që u shpallën kampionë dhe festuan trofeun, e gjithë vëmendja është te Toni Kroos.
Gjermani e ka ndeshjen e fundit në karrierë sa i takon klubeve, teksa pak ditë më parë njoftoi largimin nga Real Madrid pas dhjetë sezonesh. Mesfushori do luajë edhe me Gjermaninë në Euro 2024 dhe më pas do "varë këpucët në gozhdë" në moshën 34-vjeçare.
Në duelin e fundit para tifozëve të Real Madrid në Spanjë, Kroos u pa me shiritin e kapitenit dhe me tunelin e nderit nga bashkëlojtarët, teksa ultrasit dhe gjithë stadiumi brohoritën emrin e tij dhe koreografia ishte speciale për të.
Legjendë e Real Madrid, Kroos është ndër mesfushorët më të mirë në dekadën e fundit, duke ndihmuar Real Madridin të fitonte edhe katër herë Champions League, veç trofeve të tjerë.
Kujtojmë se Kroos te Real Madrid do luajë ndeshjen e fundit më 1 qershor, pikërisht në finalen e Champions League kundër Dortmund në Uembley të Londrës.
????????Toni Kroos’ guard of honour.
— SimplyGoal (@SimplyGoal) May 25, 2024
This is the last time he will step onto the Santiago Bernabeu stadium. pic.twitter.com/3UFBA7ygv0