PSG është një nga katër skuadrat e para çerekfinaliste të Champions League. Francezëve iu deshën 120 minuta dhe penalltitë (1-4) për të kaluar Liverpoolin në "Anfield", në një ndeshje me shumë raste dhe emocione.
Përtej dy pritjeve të Donnarummas te penalltitë, një paraqitje fantastike te PSG bëri edhe mbrojtësi i majtë Nuno Mendes. Portugezi ndali një yll si Salah, aq sa egjiptiani nuk mundi të tregojë shumë nga aftësitë që ka në këmbë dhe mendje.
Meritat padyshim shkojnë për mbrojtësin e PSG-së i cili është një nga më të mirët në rolin e tij në gjithë botën e futbollit.
Komento
Komente
