VIDEO/ U bë gati t’i shtrëngonte dorën, Biden largohet nga foltorja pa përshëndetur Presidentin brazilian

21 Shtator 2023, 22:06| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 22:12

  • Share

Një gafë tjetër i shtohet listës së gjatë presidentit amerikan Joe Biden, i cili pas fjalimit të tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku pranë tij ishte edhe Presidenti i Brazilit, Lula Da Silva, u largua nga skena pa i shtrënguar dorën homologut të tij brazilian.

Në fund të një fjalimi mbi të drejtat e punëtorëve në ngjarjen e Nju Jorkut, Biden mund të shihet duke shtrënguar duart me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Gilbert Houngbo, i cili doli në podium pasi dy liderët mbajtën fjalimin e tyre, raporton Daily Mail.

Në videon e cila është bërë virale tregon një Lula dukshëm të irrituar, i cili pasi i shtrëngoi dorën Houngbo-s, shikoi të takonte Biden dhe duke e parë që ai po largohej nga skena, u largua duke lëvizur dorën në një mënyrë të pavullnetshme. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?