Regi Lushkja

Sport

VIDEO/ U fut nga stoli, Regi Lushkja shënon golin e parë për Tractorin në Iran

13 Shtator, 12:39| Përditesimi: 13 Shtator, 12:40

  • Share

IRAN, Tabriz - Regi Lushkja ka lënë shenjën e tij te klubi i ri në Iran, duke gjetur golin e parë me fanellën e Tractorit. Ish-mesfushori i Egnatias vulosi fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Aluminum Arak.

Lushkja u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe vetëm pas 17 minutash në fushë arriti të tundë rrjetën. 29-vjeçari tregoi sërish instiktin e tij në zonën kundërshtare, duke e bërë gjithçka të duket e lehtë.

Ky gol vjen si një konfirmim i formës së mirë që ai ka treguar sezonet e fundit. Te Egnatia, Lushkja ishte protagonist absolut i edicionit të kaluar, ku luajti rol kyç në fitimin e titullit kampion. Ai tanimë ka nisur një faqe të re suksesi edhe në kampionatin iranian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?