Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u ka vjedhur me forcë varësen dy pushuesve, 49 e 75 vjeçe, te zona e Shkëmbit të Kavajës.
Siç shihet edhe nga pamjet e sigurisë, 32-vjeçari Gëzim Myzeqari (Jakupi) banues në lagjen nr.2 në Kavajë, i merr nga qafa varësen një gruaje dhe më pas largohet.
‘Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë.
Ky shtetas u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja".’- njofton policia.