Pep Guardiola

VIDEO/ U mposhtën me katër gola në Lisbonë, habit Guardiola: Sportingu nuk bëri asgjë

6 Nëntor, 11:02| Përditesimi: 6 Nëntor, 11:04

  • Share

Manchester City ka humbur tre sfida radhazi, e fundit me rezultatin 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në Lisbonë kundër Sportingut, e vlefshme për raundin e katërt në Champions League.

Ishte sulmuesi Viktor Gyokeres që realizoi tripletë, duke befasuar "Qytetarët". Trajneri i miqve, Guardiola këmbënguli pas ndeshjes se ekipi portugez nuk e dominoi ndeshjen pasi nuk bëri asgjë.

“E di që është e pamundur që bota ta thotë këtë sepse ishte 4-1. Por, ata e dinë që ne luajtëm mirë në momente të caktuara. Kundër Bournemouth nuk ishim. Do të thosha se duhet të bëjmë shumë për të shënuar golat tanë.

Në pjesën e parë, Savinho humbi topin dhe Gyokeres pati një kundër një, por përveç kësaj ata nuk bënë asgjë. Nuk duhet bërë kjo kundër atij ekipi, një ekip i jashtëzakonshëm”, tha trajneri i Cityt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?