Daniele De Rossi u prezantua dje si trajneri i ri i SPAL në Serie B, duke drejtuar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin e ri. Kampioni i botës në 2006 me Italinë, legjenda e Romës ka kënduar hipur në karrige para lojtarëve. Me hitin romak "Tanto 'canta' ", De Rossi ka marrë duartrokitjet e lojtarëve.
Një zakon ky në futboll para prezantimit të lojtarëve të rinj, 39 vjeçari e ka harruar se nuk është më futbollist dhe do duhet t'i përkushtohet trajningut. Në Serie B De Rossi zëvendësoi të shkarkuarin Boberto Venturaso.
Komento