Angel Di Maria

Sport

VIDEO/ U rikthye pas 18 vitesh në shtëpi, Angel Di Maria 'debuton' me gol për Rosarion

13 Korrik, 14:43| Përditesimi: 13 Korrik, 14:45

  • Share

Argjentinë - Angel Di Maria nuk e njeh 'plakjen' as në moshën 38-vjeçare dhe ia ka dalë të shënojë gol për Rosario Central në rikthimin e tij në shtëpi pas 18 vitesh. Për raundin e parë të kampionatit, Rosario barazoi 1-1 në shtëpi kundër Godoy Cruz.

Sfida u zhbllokua nga Angel Di Maria në minutën e 78-të. Mëngjarashi nuk gaboi dhe nga penalltia kaloi të tijtë në avantazh. Gol, emocione, festë dhe dëmtim për Di Marian. Në fundin e ndeshjes, pikërisht në minutën e 90+5 Poggi vendosi ekuilibrat.

Ndeshja e fundit e Angel Di Marias për Rosario Central ishte 18 vjet më parë, në Santa Fe kundër Colon, një humbje 3-1 ku Di Maria shënoi golin e vetëm për klubin nga Rosario.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?