Radio Televizoni i Kosovës

VIDEO/ U shtir si i ftuar, aktivisti futet live gjatë edicionit të lajmeve në Kosovë, mbante pankartën: Radio Televizioni i Kurtit

1 Shkurt 2023, 21:50| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 21:58

  • Share

Në edicioni e lajmeve në RTK ndodhi një “surprizë” e çuditshme pasi një aktivist i Partisë Socialiste Demokratike u fut në studio me pankartë në duar ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.

Aktivisti i PSD u fut në studio teksa ishte duke u dhënë edicioni informativ. Nol Nushi ishte personi që mbante në duar pankartën: “Radio Televizioni i Kurtit”. Produksioni dhe moderatorja nuk kishte njohuri për hyrjen e tij dhe ka kërkuar falje publike për këtë incident.

Dyshohet se protesta erdhi pas emërimit të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje si drejtor i RTK-së, Rilind Gërvallës.

Moderatorja e RTK ka kerkuar ndjesë pas këtij episodi: “Ju kërkoj ndjesë për ato skena që patë pak më përpara kur në mënyrë të paorganizuar dhe të panjohur si nga ana e stafit, si nga ana e redaksisë persona të panjohur hyn brenda përbrenda

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?