Klaus Gjasula

Sport

VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri

7 Janar, 16:12| Përditesimi: 7 Janar, 16:13

  • Share

Klaus Gjasula ka kaluar nga ekipi i Bundesliga 2, SV Darmstadt 98 në Rot-Weiss Essen, në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.

35-vjeçari ka kryer kontrollet mjekësore të hënën në mëngjes dhe më pas ka nënshkruar kontratën. Gjasulës do t’i jepet fanella me numrin 5 dhe do të fluturojë për në kampin stërvitor në Turqi me ekipin e tij të ri.

Gjatë këtij sezoni mori minuta fillimisht në dy takime si kapiten te Darmstad dhe më pas në dy të tjera si zëvendësues. Rot-Weiss ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes dhe përvoja e Gjasulës në fazën mbrojtëse pritet t'i vlejë ekipit.

Vendim surprizë nga Gjasula që vetëm pak muaj më parë u tërhoq nga Kombëtarja. Ai ka luajtur 29 ndeshje për Shqipërinë. Goli i tij i vetëm erdhi në Kampionatin Evropian verën e kaluar, ku shënoi në kohën shtesë ndaj Kroacisë (2-2).

“Mezi pres atmosferën e mrekullueshme në Hafenstrasse. Do të bëj gjithçka për të siguruar që të mbledhim pikë sa më shpejt që të jetë e mundur për të qëndruar në ligë”, deklaroi Gjasula.

Gjasula ka luajtur me SC Paderborn, SV Darmstadt, Hamburger SV, Stuttgarter Kickers dhe Halleschen.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?