Conference League zhvilloi mesditën e sotme sfidën e prapambetur për raundin e pestë në grupin D. Slovacko humbi 0-1 në Çeki me Koln, me ndeshjen që u vendos nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 82 minutë Duda nga penalltia nuk gaboi, teksa korrigjoi shënjestrën e Kainz, që gaboi në të 51 minutë po nga penalltia për gjermanët.
Dueli i mesditës së sotme u zhvillua me 18 orë vonesë, kjo për shkak të mjegullës së shumtë që kishte pushtuar dje stadiumin " Mestsky Miroslava Valenty". I programuar për dje në 18:45, dueli u zhvillua sot pas vendimit të klubeve dhe UEFA. Gjermanët e Koln me këtë fitore mbajnë gjallë shpresat për kualifikimin, teksa janë me 7 pikë në vendin e tretë në grup, një më pak se Nice dhe Partizani i Beogradit. Në 3 nëntor Koln pret Nice për të diskutuar kalimin e grupit.
Renditja: