Dëmtimi i Dani Carvajal

VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën

6 Tetor, 21:55| Përditesimi: 6 Tetor, 22:00

  • Share

Real Madrid është klub 'mbretëror' dhe një gjë të tillë e ka treguar edhe me gjestin e fundit për kapitenin Dani Carvajal. 32-vjeçari u dëmtua në ligamentin e kryqëzuar gjatë fitores 2-0 kundër Villarreal dhe për këtë ka mbyllur sezonin pasi i duhet të operohet në gjurin e djathtë.

Madrilenët nuk do kenë kapitenin për këtë sezon, teksa kanë bërë një gjest besimi duke i rinovuar kontratën deri në verën e 2026, pasi fundi i këtij sezoni e nxirrte Carvajal si lojtar të lirë.

Dëmtimi

Po luheshin sekondat e fundit të takimit kur pas një dueli me Yeremy Pinon e mysafirëve, Carvajal ra në tokë duke ulëritur nga dhimbjet e mëdha. Aty u ofruan bashkëlojtarët e tij të cilët u munduan ta qetësojnë, teka u nevojit ndihma e stafit mjekësor për ta nxjerrë nga fusha.

Reagimi i Carvajal

Dani Carvajal duhet të operohet dhe sezoni për të tashmë është i mbyllur. Vetë mbrojtësi ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se do të kthehet edhe më i fortë.

“Konfirmohet një dëmtim i rëndë në ligamentin kruciat, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres të shërohem dhe për t'u kthyer si një bishë. Ju faleminderit shumë për mesazhet tuaja, ndihem shumë i dashuruar”, shkruan Dani Carvajal.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?