Cristiano Ronaldo ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe sot pasdite do prezantohet zyrtarisht para 25 mijë tifozëve të Al Nassr në Arabinë Saudite. Në mediat sociale po qarkullon një video, në të cilën trajneri i klubit me bazë në Ryad kërkon Messin në vend të Ronaldos.
Pasi lajmi për kalimin e CR7 u bë zyrtar, Rudi Garcia thotë për mediat në një konferencë shtypi se do dëshironte që të kishte Messin në ekip. "Unë në fakt doja që të vinte Messi i pari", thotë trajneri francez para se të qeshte. Duket se kjo batutë po keqinterpretohet, teksa tifozët e Al Nassr shpresojnë që diçka e tillë mos ndikojë në fushën e lojës. Sot në orën 17:30 me atë shqiptare, CR7 do prezantohet zyrtarisht në klubin e ri.