Në "Etihad" Manchester City u përmbys 1-2 nga Manchester United. Derbi i qytetit i buzëqeshi të kuqve të Ruben Amorim, që vetëm pak javë në krye të skuadrës sheh një sukses të rëndësishëm. Ndeshja u zhbllokua nga "Qytetarët" me golin e Gvardiol në minutën e 36-të. Vetëm katër minuta më vonë në fushë plasi sherri, me arbitrin që ndëshkoi me kartona të verdhë Hojlund dhe Ualker.
Kur u duke se City do linte pas krizën, fundi ishte dramatik për djemtë e Guardiolës. Fillimisht Bruno Fernandes me 11 metërsh barazoi sfidën në minutën e 88-të, para se Amad Diallo në minutën e fundit (90-të) të shënonte golin e tri pikëve për 'Djajtë e Kuq'. Në 11 ndeshjet e fundit Manchester City ka një fitore, dy barazime dhe tetë humbje, për një krizë të thellë.
Në 11 ndeshjet e fundit Manchester City ka një fitore, dy barazime dhe tetë humbje, për një krizë të thellë. Me 27 pikë City mban pozitën e pestë, ndërsa United me 22 pikë ndodhet në vendin e 12-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ United përmbys 1-2 Cityn në derbin e Manchesterit, 'Qytetarët' në krizë! Chelsea fiton dhe sheh nga kreu, shkëlqejnë Spurs
S.Dh/ReportTv.al